2015/2016 Best Buy Award

Hulumtimi i tregut për çmimin Best Buy Award (www.bestbuyaward.org), i kryer nga Organizata Zvicerane ICERTIAS (www.icertias.com), matë përvojën e konsumatorëve, opinionin dhe perceptimin e ofruesve që ofrojnë vlerën më të mirë për para (nr. 1 për raportin e çmimit / cilësisë) .

2015 – Krijuesit e shekullit , çmimi special për zhvillimin e ideve, inovacionit dhe investimit në ndërmarrësi në Evropën juglindore, dubrovnik – Kroaci

Anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Pavarur për çmime dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore, i përbërë nga ekspertë të ekonomisë, marketingut, menaxhimit dhe ndërmarrësisë, vizituan Kompaninë Pestova dhe me këtë rast dorëzuan çmimin special “Krijuesit e Shekullit”. Gjatë ceremonisë së dhënies së këtij çmimi, në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati, zonja Besa Zogaj-Gashi zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku si dhe fermer ko-operues të Kompanisë “Pestova”.

2014 – The Bizz

Konfederata Botërore e Bizneseve (WORLDCOB) është themeluar në vitin 2004 në qytetin e Houston, Texas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Misioni i saj kryesor është që të promovojë zhvillimin e biznesit në mbarë botën, te nxise njohjen dhe zhvillimin e bizneseve në çdo vend me mjetet dhe shërbimet e veçanta që ajo iu ofron anëtarëve të saj. Ajo ka rreth 3,000 anëtarë që përfaqësojnë mbi 100 vende. “The Bizz ” konsiderohet si një nga çmimet më të rëndësishme për biznesin në botë. Ky cmim i mbledh bizneset kryesore nga rajone të ndryshme që kontribojnë në rritjen e ekonomisë lokale dhe ekonominsë botërore..

2013 – Shoqata Evropiane për hulumtime të cilësisë (Esqr)

Çmimi për Arritje të Kualitetit, organizuar nga Shoqëria Europiane për Hulumtim të Kualitetit, përshëndet angazhimin, mbështetjen dhe përpjekjen e shquar për të mbështetur dhe përmirësuar arritjet në menaxhim të kualitetit si në kompanitë/organizatat e mëdha poashtu edhe në ato të mesme dhe të vogla. Ceremonia e Marrjes së Shpërblimit për Arritje në Kualitet u mbajt të Dielën më 7 korrik në Copthorne Tara Hotel London Kensington në Londër. Kompanitë dhe organizatat më të mira të cilat shquhen me shërbimet ose produktet e tyre dhe vazhdojnë të rrisin Kualitetin me inovacione, në prezencë të komunitetit të biznesit kanë marrë çmimet për punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin kushtuar kualitetit.

2012 – Harku i Europës | Katagoria e artë

Pestova është shpërblyer me Harkun e Evropës për cilësi dhe teknologji në kategorinë e artë për 2012. Harku i Evropës është çmim prestigjioz ndërkombëtar që mbledh kompanitë më të sukseshme nga 72 vende të botës. Vlerësimi bëhet në bazë të kritereve të modelit të qualitetit QC100, i implementuar në mbi 100 vende të botës..

2011/12 – Superbrand i Kosovës

Superbrand është shpërblim për brendet botërore, të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët . VIPA është përzgjedhur si Superbrand i Kosovës për vitin 2011/2012.

2014/15 – Superbrand i Kosovës

Superbrand është shpërblim për brendet botërore, të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët . VIPA është përzgjedhur si Superbrand i Kosovës për vitin 2014/2015.

Share
Go top