HISTORIKU I PESTOVËS

01
02
03
04
05
06
07
08
09
10
11
12
01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12

Pestova shpk është kompani vertikalisht e integruar, e cila fillon nga prodhimi i farës së patatës, kultivimit të patates për konsum dhe përpunim, si shitje dhe distribuimin e patates dhe produkteve të saj.
Si kompani private është themeluar në vitin 1991 dhe e riregjistruar në vitin 1999. Që nga Janari i vitit 2008, Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është bashkë aksionare në Pestovë.
 
Aktivitetet biznesore të kompanisë janë:
  • Importi,prodhimi dhe shitja e farës së patatës,
  • Shitja e mekanizmit & imputeve bujqësore,
  • Prodhimi dhe shitja e patates së freskët,
  • Përpunimi i patatës në Chips dhe produkte tjera Flips,Snacks,Stix.
Ne, në Pestovë, besojmë që prodhimi i cilësisë së lartë fillon nga arat, prandaj jemi të dedikuar që t’mirëmbajmë standarde të larta të kualitetit dhe qëndrueshmërisë, të cilat bëjnë që produktet tona të jenë të sigurta dhe të shijshme. Patatja prodhohet në pronësi të kompanisë dhe në bashkëpunim me fermerët e regjionit të Kosovës dhe Shqipërisë. Përpunimi i patates bëhet me paisjet më bashkëhore dhe në mbikqyrje të ekspertëve të trajnuar në shtetet e Bashkimit Evropian me përvojë shumëvjeqare.
Përzgjedhja e fermerëve/koperant bëhet për çdo vit duke u bazuar në kriteret e përcaktuara sipas standardit GLOBAL GAP. Fermerëve të përzgjedhur, kompania ju ofron farë cilësore, varietete të ndryshme të patates, këshilla për aplikimin e praktikave të reja bujqësore, përdorimin e plehrave, preparate për mbrojtjen e bimëve, këshilla për mënyrën dhe kohen e ujitjes, si dhe kontroll dhe monitorim gjatë gjithë vegjetacionit me qëllim që të sigurohet patate e kualitetit të lartë .ajmë standarde të larta të kualitetit dhe qëndrueshmërisë, të cilat bëjnë që produktet tona të jenë të sigurta dhe të shijshme.
Vetëm patatet e përzgjedhura dhe të certifikuara me standardin GLOBAL GAP dërgohen në përpunim ose paketim për konsum të freskët.

CILËSIA DHE SIGURIA E USHQIMIT

Cilësia e prodhimit dhe siguria e konsumatorit janë prioritet i lartë për kompaninë tonë. I tërë procesi i prodhimit kontrollohet rregullisht përmes analizave për kontrollim të cilësisë, të cilat kryhen në laboratorin tonë dhe në laboratore të akredituara vendore dhe ndërkombëtare. Pestova është e përkushtuar në aplikimin e praktikave më të mira për prodhimin e ushqimit, sipas standardeve GLOBALGAP, HACCP dhe ISO 9001:2008

Standardet GLOBALGAP garantojnë që patatet e prodhuara janë të sigurta dhe të kultivuara në mënyrë të qëndrueshme sipas standarteve te Unionit Evropian.

HACCP është sistem i cili i identifikon rreziqet specifike dhe rregullon masat për kontrollimin e tyre për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.

ISO 9001:2008 përcakton procedurat për një sistem të menaxhimit cilësor tw kompanisw. Si rezultat kompania tregon aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkte që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve, si dhe synon që ta rris kënaqësinë e konsumatorit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e vazhdueshëm.

Share
Go top