
Çmimi për Arritje të Kualitetit, organizuar nga Shoqëria Europiane për Hulumtim të Kualitetit, përshëndet angazhimin, mbështetjen dhe përpjekjen e shquar për të mbështetur dhe përmirësuar arritjet në menaxhim të kualitetit si në kompanitë/organizatat e mëdha poashtu edhe në ato të mesme dhe të vogla. Ceremonia e Marrjes së Shpërblimit për Arritje në Kualitet u mbajt të Dielën më 7 korrik në Copthorne Tara Hotel London Kensington në Londër. Kompanitë dhe organizatat më të mira të cilat shquhen me shërbimet ose produktet e tyre dhe vazhdojnë të rrisin Kualitetin me inovacione, në prezencë të komunitetit të biznesit kanë marrë çmimet për punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin kushtuar kualitetit.