
Anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Pavarur për çmime dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore, i përbërë nga ekspertë të ekonomisë, marketingut, menaxhimit dhe ndërmarrësisë, vizituan Kompaninë Pestova dhe me këtë rast dorëzuan çmimin special “Krijuesit e Shekullit”. Gjatë ceremonisë së dhënies së këtij çmimi, në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati, zonja Besa Zogaj-Gashi zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku si dhe fermer ko-operues të Kompanisë “Pestova”.